Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Si asnjëherë më parë Bill Gates zgjedh të flasë për divorcin e tij me ish-bashkëshorten Melinda!

Së fundmi miliarderi Bill Gates ka folur për divorcin e tij. Ai ka treguar se ende është shumë i pikëllaur pas prishjes së martesës së tij 27-vjeçare nga Melinda. Themeluesi i gjigandit “Microsoft”, 65 vjeç, zbuloi se dyshja nuk kishin të nënshkruar një kontratë paramartesore, por ndanë miqësisht pasurinë e tyre të madhe, megjithëse Melinda mbajti edhe qenin e familjes.

Kur u pyet nëse çifti janë ende miq pavarësisht divorcit, Bill tha për The Sunday Times se:

Unë do të thoja që po. Në një intervistë të dhënë së fundmi ajo zgjodhi të mos e përdorte atë fjalë, por unë do ta përdor. Ne kemi një marrëdhënie super të rëndësishme, komplekse, të ngushtë ku kemi zgjedhur të punojmë së bashku ju e dini këtë. Dhe jam shumë i lumtur që punojmë. Unë jam gjithashtu i mërzitur njësoj si ajo sepse jemi rritur së bashku. Kur u martuam unë  isha një i ri 38-vjeçar dhe ajo ishte një 28-vjeçare e pjekur dhe gjatë këtyre viteve për sa i përket asaj që mësuam së bashku, çfarë shkoi mirë, çfarë nuk shkoi epo… Dua të them, kjo është më shumë se gjysma e jetës sime të rritur.

Bill tha se zgjidhja e divorcit, në një kohë kur pasuria e tij vlerësohej të ishte rreth 130 miliardë dollarë (123 miliardë euro), ishte ‘e drejtë’ nga të dyja palët. Çifti ka tre fëmijë: Jennifer, 26 vjeçe, Rory, 22 vjeç dhe Phoebe. Ai ka zbuluar gjithashtu se Melinda mori edhe qenin, një nga miqtë më të mirë 4-putrosh të tij.

Ajo mori qenin dhe thjesht ‘më vrau’ me këtë. Jo, po bëj shaka. Bota duhet ta dijë se sa jam keqtrajtuar. Jo, po bëj shaka. Ne nuk ishim të këqij me njëri-tjetrin.

Por sipërmarrësi i teknologjisë refuzoi t’i përgjigjej çdo pyetjeje në lidhje me aferat e tij të supozuara. Melinda, e cila tronditi botën kur ajo dhe Bill njoftuan në maj të vitit 2021 se po i jepnin fund martesës së tyre 27-vjeçare, më parë tregoi se si i duroi periudhat emocionale sfiduese gjatë bashkëjetesës me miliarderin. Divorci i çiftit u finalizua privatisht në Uashington në muajin gusht.