Olta Gixhari është duke shijuar një nga periudhat më të bukura të jetës. Përveç ardhjes në jetë të fëmijës së saj të parë, të voglit Amar, bukuroshja 34-vjeçare po jeton e lumtur edhe romancën me partnerin, për të cilin është siguruar që t’a mbajë larg syrit të publikut. Rrallë herë bukuroshja ka ndarë foto me të në “Instagram” por duke u siguruar të mos ia zbulojë portretin.
Së fundmi aktorja e njohur ka publikuar një video në llogarinë e saj. Olta ka ndarë një moment romantik me partnerin duke u puthur në lokal dhe duke shkruajtur:
Duke u puthur si adoleshentë nëpër lokale.
Edhe këtë herë, duket se është treguar shumë e kujdesshme që t’i mbulojë fytyrën.
Më parë Olta Gixhari ka rrëfyer dhe si e ka njohur njeriun që i ka rrëmbyer zemrën:
E kam njohur në Madrid, për Krishtlindje, aty jemi takuar. Por njiheshim, nuk ishte dikush që doli nga hiçi. Diku ishim parë e takuar nëpër Tiranë, por ishte nga ato njohjet e përcipta. Nuk është se e kisha qejf dhe nuk di nëse më kishte, thjesht nuk kam pasur asnjë një mendim për të. Atë ditë që e pashë, fjalia e parë që i kam thënë ka qenë: ‘Sa i bukur qenke bërë ti… dhe ai qeshi’…Rashë në dashuri, pra. Rashë shumë keq!