Celebrities Gossip Showbiz

“Shyqyr që e ke atë vëlla se askush nuk do të kishte njohur”, Getinjo publikon këngën ku tregon të vërtetat e tij!

Getinjo padyshim edhe pse nuk është shpesh aktiv në tregun muzikor arrin të bëjë bujë sapo lançon ndonjë projekt të ri apo me deklaratat në rrjete sociale.

Pas një mungese të gjatë,  reperi ‘i ka vënë gishtin kokës’ dhe ka vendosur të rikthehet më fuqishëm se kurrë. Ndryshe nga vëllai i tij Mozzik që nuk ndalon së bëri hite, Getinjo pati një periudhë të gjatë pauze, megjithatë së fundmi ka vendosur të rikthehet.

Pak më parë, reperi ka publikuar këngën e tij më të re që titullohet “Njejt” dhe ashtu si jemi mësuar tanimë me projektet e tij edhe te ky Getinjo na solli pak nga jeta e tij me disa mesazhe shumë të vlefshme. Gjatë këngës, reperi nuk ka lënë pa përmendur as atë për të cilën ‘e akuzojnë’ shumica e ndjekësve se është bërë i famshëm nga vëllai i tij, Mozzik.

Reperi shpesh është përfolur për këngët e tij me mesazhe seksiste, e së fundmi në një emision të zhvilluar në Kosovë është diskutuar dhe kritikuar për këngët e tij. Pas kësaj, ai reagoi me anë të një Instastory duke u shprehur se “Nuk jemi rrugaçë vetëm pse kemi tatuazhe e bëjmë jetë të çrregullt”.

Shpesh reperi është përfolur në media për flirtimet e tij me vajza të njohura të showbiz-it dhe këtu përmendim, Megi Pojanin, Ana Lleshin, modelen Endi Demneri e të tjera. E si pasojë e këtyre flirteve, është krijuar përshtypja se ai ka patur shumë marrëdhënie me të famshme.

Mirëpo, reperi është përgjigjur troç, disa ditë më parë, teksa e kanë pyetur nëse për të kryer marrëdhënie seksuale me VIP-e, ai në fakt na habiti pak me përgjigjen e tij duke u shprehur se nuk ka patur kurrë diçka me to.