Jehona e shuplakës së Will Smith ndaj Chris Rock në ceremonin e ndarjes së çmimeve Oscar të këtij viti vazhdon ende. Këtë herë, shuplaka ka zënë vend edhe në Murin e Berlinit. Sot, mbetjet e Murit të Berlinit janë stolisur me vepra të shumë artistëve botërorë të artit të rrugës, duke përfshirë domenikanin Jesus Cruz Artiles, i cili në vizatimin e tij të fundit paraqiti incidentin e ndodhur në ceremoninë Oscar.
Gjatë fjalimit të tij, drejtuesi i Oscars të këtij viti, Rock, bëri shaka në mënyrë të papërshtatshme me gruan e Smith, Jade Pinkett Smith për shkak të flokëve të saj. Ai më pas e krahasoi atë me G.I. Jane, një personazh i njohur filmi i luajtur nga Demi Moore. Smith nuk duroi shumë dhe u ngjit në skenë duke i dhënë një shuplakë kolegut të tij.
Ai më pas i kërkoi falje për këtë gjest aspak të hijshëm dhe tha se sjellja e tij në ceremoninë e 94-të të çmimeve ishte e papranueshme dhe e pafalshme. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe nëna e Will Smith, e cila ka theksuar se atë moment, i biri ka dalë tërësisht nga vetja.
Ai është shumë njerëzor. Kjo është hera e parë që e kam parë të humbasë toruan. Hera e parë në jetën e tij… Unë kurrë nuk e kam parë atë në këtë gjendje. Unë e di se si punon, sa shumë punon… Unë kam qenë duke pritur, duke pritur dhe duke pritur. Kur dëgjova emrin e tij pasi mori çmimin si “Aktori Më i Mirë” u lumturova pafund.
Will Packer, i cili ishte producent i ceremonisë ‘Oscars 2022’ që u transmetua të dielën, ka folur së fundmi pas incidentit aq shumë të përfolur kur Will Smith goditi Chris Rock në skenë. Në një klip paraprak të shpërndarë nga ‘ABC News’ përpara intervistës së ‘Good Morning America’ me Packer, producenti tha se oficerët e policisë së Los Angeles ishin gati të arrestonin Smith, por Rock nuk pranoi të ngrinte akuza.