Bota Botë e Çuditshme

Shumë të ngushta për obezët, varrezat e reja të ndërtuara në Itali ngjallin polemika!

Mënyra se si është ndërtuar varreza e re nga institucionet e bashkisë së Tricase në Leçe të Italisë, ka ndezur polemika në vend, pasi ato janë shumë të ngushta për të ndjerët obezë. Gjasat janë që familjarët e të ndjerëve që janë mbipeshë rrezikojnë të mos gjejnë vend për të varrosur të afërmit e tyre. Problematika ka ndezur disa polemika, duke filluar nga rasti i një gruaje që kishte kërkuar të varrosej pranë burrit dhe vajzës së saj.

Dëshira e së ndjerës nuk mund të plotësohej sepse vendi i varrimit ishte shumë i ngushtë për të akomoduar trupin. Një situatë e ngjashme me atë të përjetuar nga familjet e tjera në Tricase. Vendvarrimet e reja janë të parafabrikuara dhe janë afërsisht 75 centimetra të gjera. Gjatësia dhe thellësia është pothuajse identike me ato të varreve të ndërtuara në vitet ’80 dhe ’90.