Jennifer Lopez dhe i dashuri i saj Ben Affleck nuk mund ta përmbanin pasionin e tyre teksa bënin një shëtitje romantike në lagjen Pacific Palisades të Los Anxhelos të enjten. Aktorja dhe këngëtarja 52-vjeçare dhe regjisori 49-vjeçar ndaluan për t’u puthur në buzë ndërsa ishin në publik.
Duke iu bashkuar dy të dashururarve në shëtitjen e tyre publike, ishte edhe djali 10-vjeçar i Ben, Samuel, i cili dukej se po kalonte shumë mirë. Jennifer zgjodhi një veshje komode dhe të rezervuar për daljen e saj me Ben. Ajo kishte veshur një bluzë ngjyrë bezhë me kopsa dhe xhinse të gjera.
Ajo e kompletoi look-un e saj të rastësishëm duke i lidhur flokët e saj ngjyrë karamel në një bisht të lartë dhe mbante syze dielli të mëdha ngjyrë karamel. Ben kishte një pamje të ngjashme me një këmishë me kuadrate mbi një bluzë grafike gri dhe xhinse të zeza.
Samuel u shfaq duke buzëqeshur ndërsa kishte veshur një këmishë polo detare me pantallona dhe një xhup blu të zbehtë. Jennifer po i bashkohej të dashurit dhe djalit të tij pas raportimeve se çifti po i afrohej më shumë se kurrë fejesës. Një burim i afërt me çiftin, të cilët rindezën romancën e tyre në vitin 2021, pasi anuluan fejesën e tyre në vitin 2004, tha se tani po flasin për fejesën sërish.