Celebrities Gossip Showbiz

“Shumë i pasur, të bëje një fëmijë me të… ”, Roza Lati flet sërish për abortin!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Disa ditë më parë Roza ka treguar se ka abortuar një fëmijë, vendim i cili ishte shumë i vështirë për të dhe e ka përjetuar shumë keq. Vetëm pak më parë Roza ka folur përsëri për këtë çështje, por këtë herë për ish-partnerin e saj.

Djali me të cilin pata shtatzëninë është alamet djali, të gjitha të mirat, shumë inteligjent shumë i pasur, të bëje një fëmijë me të sigurojë jetën me atë pensionin mujor. Shumë inteligjent, shumë i pasur, por shumë i hallakatur, karakter egoist, jo baba, jo familje…. Çdo krijesë në këtë tokë është bërë të rrijë me dikë, por unë nuk e kam problem të rri vetëm, nëse nuk gjej një person që nuk ka ego…Mua nuk më tërheq njeri nga hundët, o bëj jetën që dua, ose ndërpres çdo gjë për të mos bërë atë që nuk dua. Kur mora vendimin për abort, as nuk pyeta njeri, e bëra me kokën time…