Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite ka vazhduar të sjellë projekte shumë të veçanta. Duket se këtë sezon veror Dafina ka ‘hequr dorë’ nga këngët ritmike dhe po publikon vetëm projekte që i dedikohen dashurisë.
Dafina ka vendosur që të jetë sa më pranë të gjithë atyre që mbështesin muzikën e saj, duke hapur një ‘broadcast channel”. Këngëtarja duket se ka vendosur t’i rikthehet sërish historisë kur flitet për të, duke u shprehur se ajo nuk mund të rrijë pa reaguar ndërkohë që e di se cila është e vërteta e gjithçkaje.
Ti shpërthen nga brenda sepse do doje që t’i tregoje të gjithëve të vërtetën por në fund të fundit kjo nuk ka rëndësi. Të gjithë mendojnë çfarë të duan dhe kanë të drejtë të mendojnë çfarë të duan. E vërteta del kurdo që e thojnë, janë gjëra që vihen re me kalimin e kohës. Kështu që kam vendosur që t’ja lë kohës dhe të vazhdoj rrugëtimin tim në gjërat që jam më mirë dhe sigurisht ajo është muzika
Gjatë pushime fotot me partnerin e saj kanë qenë të shumta e ditën e sotme këngëtarja ka tërhequr akoma më shumë vëmendjen. Kjo për shkak të një fotoje të postuar me të dashurin e saj, Kreshnik Gjergji.