Gjermania i pagoi një shumë marramendëse ish-Zonjës së Parë të SHBA-ve, Michelle Obama, për fjalimin e saj, që zgjati vetëm një orë, në një ekspozitë mbi Teknologjinë e mbajtur dje në Mynih. Michelle do të paguhet 700,000 euro për një fjalim me titullin: “Diversity and Inclusion”, sipas shtypit britanik.
Katër vjet më parë, në të njëjtën ekspozitë në Mynih, edhe bashkëshorti i saj Barack Obama mbajti një fjalim. Ndërsa sipas organizatorëve të konferencës, Michelle u pagua për fjalimin e saj në një konferencë të mbajtur në margjinat e festivalit vjetor të birrës Oktoberfest.
Rikujtojmë, se ish-zonja e parë e SHBA-ve ka zbuluar mëngjesin që ka ngrënë shumë vite të jetës së saj. Gjatë një paraqitjeje në episodin e parë të podcast-it të Michele Norris, “Your Mama’s Kitchen” Michelle u shpreh se si ajo refuzoi të hante mëngjes nëse nuk ishte një sanduiç i thjeshtë me gjalpë kikiriku.