Khaby Lame së fundmi u bë personi më i ndjekur në TikTok, me 149.5 milionë fansa dhe 2.4 miliardë pëlqime në platformë. Në një intervistë për “Fortune”, 22 vjeçari ka zbuluar se sa paguhet për një postim. Ai mund të fitojë deri në 750 mijë dollarë për një video në TikTok. Khaby vlerësohet të fitojë rreth 10 milionë dollarë këtë vit.
Ai thotë se i ka kushtuar shumë kohë mësimit të anglishtes duke parë filma vizatimorë dhe filma amerikanë, si dhe duke kaluar një orë çdo ditë duke punuar me një mësues. Ai nuk e ka fshehur dëshirën për t’u bërë aktor. Lame ka lindur në Senegal dhe familja e tij u shpërngul kur ai ishte një vjeç në Chivasso, Itali. Ai hapi kanalin e tij TikTok dhe ndau videon e tij të parë komike në Mars 2020, pasi u pushua nga puna në fabrikë në ditët e para të pandemisë COVID-19.
Shprehjet ikonike të fytyrës dhe gjuha e trupit të Lame (videot e tij zakonisht nuk përfshijnë dialog) kanë lejuar që përmbajtja e tij të ketë tërheqje mbarëbotërore. Khaby Lame, së fundmi gjithashtu ka marrë nënshtetësinë italiane pas shumë vitesh. 22-vjeçari ka marrë nënshtetësinë italiane në Chivasso, Lame u zhvendos në Itali nga Senegali që kur ishte foshnje por për shkak të rregullave të ashpra italiane vetëm tani mund të marrë nënshtetësinë e vendit.
Rikujtojmë, se së fundmi futbollisti i ri brazilian, Luva de Pedreiro, i shndërruar në një fenomen të rrjeteve sociale, ka vendosur që të tërhiqet nga rrjetet sociale, duke i dhënë fund karrierës së tij si “influencer”. Luva ka shpjeguar pse e ka marrë këtë vendim nëpërmjet një videoje të publikuar në Instagram. Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link.