Pasuria e këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipës, ka pësuar një rritje të lartë gjatë vitit 2022, me 154 mijë funte në javë të fituara, derisa ajo ka bërë investime në prona dhe paratë tjera i ka fituar nga shitja e biletave në turne.
Zbulohet se ajo është më e pasur se disa nga pjesëtarët e oborrit mbretëror. Asetet neto për “krijimet e saj artistike”, që i takojnë kompanisë së saj “Radical” kanë arritur deri në 30 milionë funte, 21.7 milionë funte më shumë së vitit 2021, sipas një raporti të publikuar këtë javë.
Por, paratë që ajo ka fituar nuk kanë ardhur vetëm nga turneu i saj “Future Nostalfia”, që ka kontribuar më së shumti në rritjen e pasurisë së saj. Portofoli i saj u rrit edhe nga aksionet që nga 3 milionë funte shkuan në 13 milionë ku ajo bëri një blerje të mençur të një prone afër “St Pancras Station” për 1.5 milionë funte, thonë llogaritë e saj.
Kompania, e cila më parë quhej “Dua Lipa Ltd” deri në vitin e fundit por që tani ka ndryshuar në “Radical 22”, kanalizon fitime nga honorarët, përqindja e të drejtave të autorit, paraqitjet e saj “live” dhe investimet. Turneu i saj 91 ditor, që zgjati nga shkurti deri në nëntor, vitin e kaluar, ka pasur qarkullim më shumë së 83 milionë funte dhe është përcjell me më shumë se nga 1.3 milionë fansa.
Këngëtarja e hitit “Neë Rules” pritet që të lançojë albumin e saj të tretë në fillim të vitit të ardhshëm dhe duket se pasuria e saj ka pasur rritje edhe këtë vit.