Bota Celebrities

Shuhet stilistja ikonë e modës britanike Dame Mary Quant!

Fatkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare stilistja ikonë e modës britanike Dame Mary Quant. Lajmi u dha nga familja e stilistes, e cila konfirmoi se Dame u shua paqësisht në shtëpinë e saj në Surrey. Dame Mary ishte një ndër emrat më të mëdhenj të modës, ku krijimi i saj më i madh ishte revolucionalizimi i minifundit që shënoi epokën e viteve 60. Shenjat e Dame në fushën e modës nisën që në vitin 1955 kur ajo hapi dyqanin e parë Bazaar në vitin King Road.

Twiggy, e cila u bë një ikonë e stilit gjatë epokës, tha se Dame Mary kishte një ndikim të madh te vajzat e reja në fund të viteve ’50 dhe në fillim të viteve ’60”. “Ajo revolucionarizoi modën dhe ishte një sipërmarrëse e shkëlqyer”, ka shkruar ajo në një postim në rrjetet sociale. “Vitet 1960 nuk do të kishin qenë kurrë të njëjta pa të.”

Ish-redaktorja e Vogue, Alexandra Shulman e quajti Dame Mary një “udhëheqëse të modës”. Familja e Mary e përshkroi atë si një nga stilistet më të njohura ndërkombëtarisht të modës të shekullit të 20-të dhe një novatore të shquar”. “Ajo hapi dyqanin e saj të parë Bazaar në King’s Road në vitin 1955 dhe talentet e saj largpamëse dhe krijuese krijuan shpejt një kontribut unik në modën britanike.”

Dame Mary është lavdëruar për dekada si një novatore. E ndjera mori frymëzim nga skena e kundërkulturës që lindi në perëndim të Londrës në vitet 1950, zona që u bë baza e saj. Duke marrë sugjerime nga stili Mod i cili përfshinte veshje sportive italiane ajo dizajnoi veshje që i bënin gratë të ndiheshin rehat. Dame Mary eksploroi dizajne gjeometrike, polka dhe luajti me pëlhura të reja, për të arritur një pamje moderne dhe lozonjare.