Bota

Shuhet në moshën 86-vjeçare “Tarzani”!

Fatkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare aktori i hitit televiziv, Tarazan, Ron Ely. Lajmin e konfirmoi vajza e tij, Kirsten Casale Aly, e cila përmes një postimi në Instagram, deklaroi se babai i saj, ndërroi jetë paqësisht më 29 shtator.

Bota ka humbur një nga njerëzit më të mëdhenj që ka njohur ndonjëherë dhe unë kam humbur babanë tim. Babai im ishte dikush që njerëzit e quanin hero. Ai ishte një aktor, shkrimtar, trajner, mentor, familjar dhe udhëheqës. Ai krijoi një valë të fuqishme ndikimi pozitiv kudo që shkoi. Ndikimi që ai pati tek të tjerët është diçka që nuk e kam parë kurrë te asnjë person tjetër, kishte diçka vërtet magjike tek ai. Kështu e njohu bota.

Ron Ely e nisi karrierën e tij në role dytësore në filma të shumtë. Sidoqoftë, ai fitoi popullaritet në vitin 1966 kur portretizoi rolin e Tarzanit, një seri e NBC.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by K I K I E L Y (@blonderambitions)