Bota Film & Tv

Shuhet në moshën 83-vjeçare ylli i “Mad Max”!

Ylli i “Mad Max”, Vincent Gil, ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare. Aktori australian ishte më së shumti i njohur për rolin e tij si Nightrider në filmin e vitit 1979. Njoftimin për vdekjen e tij e ka dhënë në Facebook bashkaktori, Paul Johnstone, i cili luajti Cundalinin. Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur.

Gjithashtu dhe faqja zyrtare e “Mad Max Bible” në Twitter u shpreh mjaft zemërthyer për këtë lajm. Krahas një fotoje të aktorit, shkruhej:

Me pikëllim të madh ju shkruaj për t’ju informuar për ndarjen nga jeta të Vincent Gil. Aktori australian i filmit dhe televizionit më i njohur për portretizimin e tij të ‘The Nightrider’ në “Mad Max”. “Nightrider. Ky është emri i tij. Kujtojeni atë kur shikoni qiellin e natës”.

I lindur në Sydney në vitin 1939, Gil mori rolin e tij të parë në vitin 1966 dhe punoi në televizioni dhe filma australian, me role në seriale, si “Neighbours” e “Matlock Police”. Ai luajti së bashku me Mel Gibson në “Mad Max”, si Craword Montazano i njohur si Nightrider, i cili ishte anëtar i bandës së motorëve të Toecutter (Hugh Keays-Byrne).