Bota

Shuhet në moshën 77-vjeçare aktori i njohur Sergio Calderon!

Fatkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare aktori me origjine meksikane, Sergio Calderon. Lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar nga familja, ndërsa thuhet se ka vdekur nga shkaqe natyrore. Edhe pse ishte pranuar në një spital në Los Angeles për shkak të pneumonisë, në njoftimin e familjes thuhet se ka vdekur nga shkaqe natyrore.

Ai ka lënë pas vetes bashkëshorten Karen Dakin, dy fëmijët Patrick e Johanna, nipërit Krishnaavi e Emiliano dhe mbesën Victoria. Rolet e tij më të njohura kanë qenë në “Men in Black” (1997), si edhe ai i kapitenit Eduardo Villanueva në “Pirates of the Caribbean: At World’s End” (2007). Calderon ka qenë i njohur edhe për pjesëmarrjen në serialin e popullarizuar “The A-Team”.