Sarah Dash, e njohur më së shumti si këngëtare dhe themeluese e grupit R&B “Labelle” u shua në moshën 76-vjeçare. Ylli i hitit “Lady Marmalade” ndërroi jetë ditën e djeshme, ndërsa deri më tani nuk janë bërë të ditura shkaqet e vdekjes. Performanca e fundit e Dash ishte më 18 Shtator kur ajo iu bashkua vokalistës kryesore të grupit, Patti Labelle, gjatë një koncerti në New Jersey.
Patti Labelle publikoi dhe postime nga kjo performancë tha se Dash ishte jashtëzakonisht e talentuar, e bukur dhe e dashur, e cila ka bekuar jetën e saj dhe shumë të tjerëve. Ajo shkroi disa fjalë për mikeshën e saj të zemrës:
Ne ishim në skenë së bashku të shtunën dhe ishte një moment kaq i fortë dhe i veçantë. Gjithmonë jam mbështetur tek Sarah. E tillë ishte ajo… një mikeshë besnike dhe zëri i atyre që nuk e kishin një të tillë. Gjithmonë jepte shumë nga vetja… gjithmonë e ndante talentin e saj dhe kohën me të tjerët. Jam zemërthyer dhe e di që shumë njerëz të saj të dashur dhe fansat janë gjithashtu. Por e di që shpirti i Sarah-s dhe gjithçka që ajo i ka dhënë botës, do të jetojnë edhe më. Lutem për kujtimet e saj të na sjellin paqe. Pusho në paqe motra ime e dashur. Të dua përgjithmonë.
E lindur në Trenton të New Jersey, Dash u bashkua me Patti Labelle dhe Nona Hondryx për herë të parë në viti 1961 si pjesë e “The Ordettes”, së bashku me Sundray Tucker. Më vonë Trucker u zëvendësua nga Cindy Bridsong dhe gurpi ndryshojë emrin në “Patti Labelle dhe The Bluebells”.
Në fund të viteve ’60, Birdsong u largua nga grupi për t’u bashkuar me Supremes, dhe treshja u riemërua edhe një herë duke e vendosur emrin vetëm si “Labelle”, për të cilën edhe janë më të njohur. Së bashku, treshja publikoi tetë albume, i fundit ishte “Back To Now” të vitit 2008. Ato patën sukses të madh me publikimin e këngës së tyre të vitit 1974, “Lady Marmalade”.