Bota

Shuhet në moshën 69-vjeçare mbreti Maori i Zelandës së Re!

Mbreti i popullit indigjen Maori të Zelandës së Re, Tuhaitija Paki, ndërroi jetë mëngjesin e ditës së djeshme në moshën 70-vjeçare, tha zëdhënësi i tij Rahui Papa. Ai deklaroi se mbreti ishte në spital duke u rikuperuar nga operacioni në zemër vetëm disa ditë pasi festoi 18 vjetorin e kurorëzimit të tij.

Rrjeti televiziv tha se mbreti Maori kishte kancer dhe diabet. Me rastin e vdekjes së mbretit maor, kryeministri i Zelandës së Re Christopher Luxon dhe Mbreti britanik Karli III dërguan ngushëllime. Tuhaiti Paki u kurorëzua më 21 gusht 2006 pas vdekjes së nënës së tij, Te Atajrangikahu.