Bota

Shuhet në moshën 58-vjeçare reperi i “2 Live Crew”, Brother Marquis!

Fatkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare Brother Marquis, pjesë e grupit të madh të rap-it “2 Live Crew”. Lajmi u njoftua nga grupi se Brother Marquis, i njohur gjithashtu si Mark D Ross, ndërroi jetë të hënën. “Mark Ross apo Brother Marquis i ekipit të 2 Live ka ndërruar jetë”-shkruan ata në rrjetet sociale krahas një fotoje të të ndjerit. Menaxheri i 2LC e konfirmoi lajmin për TMZ, por nuk dha detaje të mëtejshme për shkakun e vdekjes.

I lindur në Rochester, New York, Marquis iu bashkua grupit në 1986 pasi reperi i ndjerë Fresh Ice Kid i cili vdiq në 2017 e formoi atë atë vit. Më vonë atë vit, grupi publikoi albumin e tyre debutues “The 2 Live Crew Is What We Are”. Albumi arriti në vendin e 24-të në albumet më të mira R&B/hip-hop të Billboard dhe iu dha një certifikim nga ‘Shoqata e themeluar e Industrisë së Regjistrimit të Amerikës’ (RIAA). Ai së bashku me grupin publikoi edhe shumë albume të tjera, që u përfshinë hite të mëdha e që ngjallën polemika atë kohë.