Bota

Shuhet në moshën 36-vjeçare blogerja e njohur Farah El Kadhi!

Fatkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 36-vjeçare si pasojë e një ataku në zemër blogerja tuniziane Farah El Kadhi. Ylli ishte duke shijuar pushimet në Maltë dhe ishte në një jaht kur u gjet trupi i saj pa ndjenja.

Incidenti ndodhi më 17 qershor dhe blogerja e lindur në Tunizi u dërgua me urgjencë në spitalin Mater Dei në Msida, i cili është në lindje të ishullit.

Farah shihej si një nga blogeret më të njohura në Tunizi dhe kishte grumbulluar mbi një milion ndjekës në Instagramin e saj dhe kishte markën e saj të modës, Bazarbyfaf.

Postimi i saj i fundit në Instagramin e saj mban datën 7 qershor dhe ajo shfaqet duke pozuar pranë një restoranti buzë plazhit në Spilia në Mykonos.