Bota

Shuhet në moshën 26-vjeçare reperja Enchanting!

Fatkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 26-vjeçare reperja e famshme, Enchanting. Lajmi u bë i ditur përmes rrjeteve sociale, ku miq e artistë të së ndjerës shprehën ngushëllime për ndarjen nga jeta në moshë të hershme. Në një deklaratë për The Shade Room, një përfaqësuese nga ekipi i saj menaxhues tha se reperja vuante nga mbidoza. Enchanting nënshkroi në labelin ‘Mane’s 1017 Records’ në vitin 2020 dhe u shfaq në 3 albume përmbledhëse përpara se të largohej nga labeli vitin e kaluar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Enchanting💨 (@luvenchanting)

Artistja filloi të ndiqte karrierën në muzikë në moshën 18-vjeçare, menjëherë pas mbarimit të shkollës së mesme. Gjatë ngritjes në famë, Enchanting publikoi këngën e saj hit “He Can’t Reach”, e cila u shfaq në kolonën zanore të sezonit të dytë të “Rap Sh!t” të HBO. “Luv Scarred/No Luv” ishte albumi i saj i fundit në studio, i publikuar në shkurt 2023.