Bota

Shuhet në moshë të re aktorja Erica Ash!

Farkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 46-vjeçare komediankaia, aktorja, këngëtarja dhe modelja, Erica Ash. E ndjera ishte më e njohur për “MadTV”, “Survivor’s Remorse”, “The Big Gay Sketch Show” të Rosie O’Donnell dhe serialin e Kevin Hart, “Real Husbands of Hollywood”.

“Pas një beteje të gjatë me kancerin, ajo ndërroi jetë e rrethuar nga të dashurit e saj”-thuhet në një deklaratë nga familja. “Erica ishte një grua e mahnitshme dhe artiste e talentuar që preku jetë të panumërta me zgjuarsinë e saj të mprehtë, humorin dhe dëshirën e vërtetë për jetën. Kujtimi i saj do të jetojë përjetësisht në zemrat tona”-thuhet më tej.

Ash e filloi karrierën e saj në skenë me këngë duke përfshirë “Baby It’s You”. Erica ka lindur më 19 shtator të vitit 1977, në Florida. Ajo u diplomua në Universitetin Emory. Pas Emory, u zhvendos në Japoni, ku ndoqi një karrierë si modele, këngëtare dhe aktore. Ishte e njohur gjithashtu në rrjetet sociale, ku fliste për politikën dhe për shumë çështje të tjera.