Fatkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 61-vjeçare aktorja, politikania dhe shkrimtarja Anna Kanakis. Lajmin për vdekjen e Anna-s e ka konfirmuar bashkëshorti i saj Marco Merati Foscarini. Varrimi do të bëhet në Romë ditën e sotme në orën 15:00 në Kishën e San Salvatore në Lauro. Shkaku i vdekjes ende nuk është bërë i ditur!
Greko-italiania u kurorëzua Miss Italia në vitin 1977. Ajo ishte modele, më pas aktore në gati 30 filma dhe më pas u bë politikane dhe në fund shkrimtare. Në kinema e ndjera ishte shumë e kërkuar në komeditë e viteve ’80, në filma si “Attila flagello di Dio” (1982), “Occhio, malocchio, prezzemolo e finocchio” (1983) , ‘Acapulco, prima spiaggia… a sinistra’ (1983).
Më pas, Kanaki bëri disa paraqitje televizive me role të tjera si në “Vento di Ponente” (2002) dhe “La Terza Verità” (2007). Por vitet e fundit profesioni i saj kryesor ka qenë shkrimi. Në moshën vetëm 15-vjeçare ajo u zgjodh Miss Italia. Në vitin 1981 ajo mori pjesë në Miss Universe.
Ajo bëri debutimin e saj në film, me role të vogla në komedi. Më pas, me Luigi Magni, ajo pati rolin e saj të parë të vogël dramatik në filmin “o Re”, me Giancarlo Giannini dhe Ornella Muti. Më shumë se 30 filma dhe drama televizive pasuan, në Itali dhe jashtë saj. Anna pati gjithashtu një karrierë të shkurtër politike. Ajo u bë drejtuese e departamentit të Kulturës dhe Argëtimit të partisë UDR, të themeluar nga Francesco Cossiga.