Bota

Shuhet Charles Dumont, kompozitori i njohur i “Non, je ne regrette rien” të Edith Piaf!

Ka ndërruar jetë në moshën 95-vjeçare kantautori dhe këngëtari Charles Dumont, i cili kompozoi këngën me famë botërore “Non, je ne regrette rien” e kënduar nga Edith Piaf . Dumont i cili gjithashtu bashkëpunoi me këngëtaren amerikane, Barbra Streisand dhe yllin francezo-italian të viteve 1960, Dalida vdiq në shtëpi pas një sëmundjeje të gjatë. Ministrja franceze e Kulturës Rachida Dati e quajti Dumont “një figurë madhështore franceze”.

Karriera e Dumont pësoi një transformim në fund të viteve 1960, kur ai e bindi këngëtaren e njohur Piaf të performonte një nga kompozimet e tij, pasi ishte refuzuar disa herë. Dumont e shkroi “Non, je ne regrette rien” e cila ringjalli karrierën e Piaf në vitin 1956 në moshën 27-vjeçare. “Non, je ne regrette rien” që atëherë u bë një klasik i paharrueshëm i Piaf, e cila vdiq në 1963. “Nëna ime më lindi, por Edith Piaf më solli në botë”-tha Dumont në një intervistë të vitit 2015. “Pa të, nuk do të kisha bërë kurrë gjithçka që kam bërë, as si kompozitor dhe as si këngëtar”-shtoi ai. Për Dumont, takimi me Piaf shënoi fillimin e një marrëdhënieje të frytshme pune duke rezultuar në shkrimin e më shumë se 30 këngëve për të.