Bota

Shuhet aktorja Nancy MacKenzie, “zëri” i Marge Simpson!

Fatkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare aktorja e zërit të Marge Simpson në Amerikën Latine, Nancy MacKenzie. E ndjera luajti personazhin e dashur të filmit vizatimor në 15 seritë e para.

Artistja gjithashtu dubloi Trinity në The Matrix mes roleve të tjera të saj. Vdekja u njoftua në rrjetet sociale nga artistët e zërit të Amerikës Latine të Lisa dhe Bart, Patricia Acevedo dhe Claudia Motta. “Me dhimbje të thellë, fëmijët Simpson (Lisa dhe Bart) njoftojnë vdekjen e nënës sonë të dashur, Marge Simpson (Nancy MacKenzie). U prehsh në paqe, ne nuk do të të harrojmë kurrë”-shkruan ata, krahas një montazhi të fotove ndër vite.

Ndërkaqk, seriali i animuar “Simpsons” njihet për disa parashikime në dukje të rastësishme të ngjarjeve apo teknologjive të së ardhmes, që kanë habitur jo pak publikun. Programi amerikan i disa dekadave njihet për parashikimet e sakta të ngjarjeve si presidenca e Donald Trump, një pandemi e ngjashme me COVID-19, sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001, e shumë të tjera.

Tashmë misterit i shtohet dhe fakti se vetë seriali mund të jetë ‘parashikuar’ nga egjiptianët e lashtë, sidomos për personazhin Marge Simpson. Një imazh i një sarkofagu të lashtë egjiptian ka një pikturë me masë jetësore që ngjan me Marge Simpson, mamaja e dashur e fëmijëve Bart, Lisa e Maggie në serialin televiziv. Sarkofagu i gjetur në një varrezë 3500 vjecare egjiptiane mban imazhin e gruas me lëkurë të verdhë, me fustanin e saj karakteristik jeshil dhe flokët e ngritur lart ngjyrë blu, për të cilat Marge dallohet.