Bota

Shuhet aktori hollivudian Bill Cobbs!

Fatkeqësisht është ndarë nga jeta në moshën 90-vjeçare Bill Cobbs, aktori i njohur shumëvjeçar me role të paharrueshme në filma sikurse “Night at the Museum” dhe “The Bodyguard”. Një nga anëtarët e familjes së Cobbs shkroi në Facebook se aktori vdiq “i qetë” në shtëpinë e tij në Kaliforni. TMZ ishte i pari që raportoi për vdekjen e aktorit.

“Një partner i dashur, vëlla i madh, xhaxha, prind zëvendësues, kumbar dhe mik, Bill së fundmi festoi ditëlindjen e tij të 90-të i rrethuar nga të dashurit e tij”-shkroi familja e tij në mesazh. “Si familje ne ngushëllohemi duke ditur që Bill ka gjetur paqe dhe prehje të përjetshme me Atin e tij Qiellor. Ne kërkojmë lutjet dhe inkurajimin tuaj gjatë kësaj kohe”. Karriera e Cobbs u shënua me afro 200 role në filma dhe televizion.