Aktualitet

Shuhen katër vatrat e zjarrit në Malin e Gjerë, prej orësh në luftë me flakët!

Të katër vatrat e zjarrit në Malin e Gjerë të cilat ishin aktive prej orëve të para të mëngjesit aktualisht janë të fikura.

Në dy prej këtyre vatrave vijojnë të digjen ende trungje të thatë, por kjo po ndodh në sipërfaqe të djegur.

Një pjesë e efektivëve vazhdojnë të mbajnë në monitorim situatën në terren pasi ekziston rreziku i riaktivizimit prej erës.

Rreth 12 km ishte perimetri i zjarrit në kullotat e Malit të Gjerë, i cili i ndihmuar nga era dhe terreni i thatë nisi të përparonte me shpejtësi drejt Gjirokastrës.

Për shuarjen e flakëve, të cilat nisën që në orët e para të mëngjesit, u angazhuan rreth 100 persona, zjarrfikës, ushtarë dhe vullnetarë.

Në vendngjarje ndodhen 4 vatra zjarri. Vatrat e zjarrit kanë largësi nga njëra-tjetra. Forcat që marrin pjesë në ndërhyrje janë ndarë në 3 grupe. Aktualisht po punohet për shuarjen e 3 vatrave të zjarrit, të cilat kishin përparësi të përhapeshin drejt qytetit të Gjirokastrës.

Policia është duke hetuar për identifikimin e autorëve për të paktën 4 zjarrvënie të qëllimshme brenda kësaj jave.