Bota Sport

Shtyhet ndeshja, Netflix konfirmon datën e re të përballjes Mike Tyson-Jake Paul!

Rikthimi i legjendës Mike Tyson në ring duket se do të shtyhet, me duelin kundër ish-yllit të YouTube, Jake Paul që do të zhvillohet më 15 nëntor në “AT&T Stadium” të Arlington, Teksas.

Lajmin e ka konfirmuar vetë “Netflix”, që do ta transmetojë këtë duel drejtpërdrejtë.

Kjo sfidë ishte parashikuar për në 20 korrik, por problemi me ulçerin që i ndodhi ikonës së boksit, bëri që ai të mos stërvitej dot në maksimumin e tij ditët e fundit.

“Netflix” paralajmëroi se si Tyson, ashtu edhe Paul duhet të ishin në maksimumin e tyre për këtë dyluftim, i cili pritet me padurim nga fansat e boksit në botë.