Së fundmi, Neda Balluku ka shqetësuar të gjithë ndjekësit e saj në rrjete sociale. “Mos injoroni kurrë sinjalet që ju dërgon trupi”, është mesazhi me të cilin ka nisur ditën sot Neda duke e shoqëruar me një foto teksa është duke u trajtuar me mjekime në spital. Ende nuk dihet se çfarë problemi shëndetësor ka ish-opinionistja e “Përputhen” por Top Albania Radio i uron shërim sa më të shpejtë!