Bota

Shtresa e ozonit drejt rimëkëmbjes afatgjatë?! Shkencëtarët japin lajme të mira!

Shtresa e ozonit në botë është drejt rimëkëmbjes afatgjatë, pavarësisht shpërthimit të madh vullkanik në Paqësorin Jugor. Kështu deklaron Organizata Botërore e Meteorologjisë. Me projeksionet e tanishme, ozoni pritet të rikthehet në nivelet vitit 1980 rreth vitit 2066 në zonën rreth Antarktidës, ndërsa rreth pjesës tjetër të botës në vitin 2040.

Shtresa e ozonit mbron tokën nga rrezatimi ultravjollcë i Diellit, që shkakton kancerin e lëkurës dhe rreziqe të tjera shëndetësore. Shtetet janë angazhuar të zbatojnë protokollin e Montrealit të vitit 2016 që synon të shmangë sa më shumë ngrohjen globale nga efekti serrë me rreth 0.5 gradë Celsius deri në vitin 2100.

Kina mbetet një nga ndotësit më të mëdhenj në botë. Ministria e Mjedisit e Kinës ka deklaruar se së shpejti do të publikojë një plan për të reduktuar nivelet e ndotjes.

Deri në vitin 2000, përqendrimi i ozonit arriti në nivelin më të ulët ndonjëherë. Por, që atëherë, përpjekjet globale për të mbyllur vrimën kanë pasur rezultate. Lajmet e fundit konfirmojnë se, pas katër dekadash, më në fund do të jemi në gjendje të festojmë rimëkëmbjen e shtresës së ozonit.

Ky është përfundimi i raportit katërvjeçar të Panelit të Vlerësimit Shkencor të Protokollit të Montrealit. Nëse mbahen politikat aktuale, thonë ekspertët, shtresa e ozonit duhet të kthehet në nivelet e para krijimit të vrimës së ozonit – 2066 në Antarktik, 2045 në Arktik dhe 2040 në pjesën tjetër të botës.