Sport

Shtohen kandidatët për drejtimin e Anglisë, ish-trajneri legjendar i Gjermanisë do stolin e ‘Tre Luanëve’!

Anglia është ende në kërkim të një trajneri për të zëvendësuar Gareth Southgate, i cili nuk arriti dot të shpallte “Tre Luanët” kampionë Europe, edhe pse i çoi deri në finale.

Teksa emrat në listë shtohen, duke se një tjetër trajner i njohur kërkon stolin e Anglisë.

Bëhet fjalë për ish-teknikun e Gjermanisë, Joachim Low.

64-vjeçari, i cili shpalli “Panzerat” kampionë bote në vitin 2014 është i papunë që nga vera e 2021-shit, pikërisht pas eliminimit të Gjermanisë nga Anglia në Europianin e kaluar.

Ai duket se është i gatshëm që të flasë me Federatën Angleze, por kjo e fundit ende dëshiron Jurgen Klopp ose Pep Guardiola.

Gjithsesi duket se FA po merr kohë për të vendosur sa i përket trajnerit të ri, i cili duhet të jetë në stol për sfidat e Ligës së Kombeve që fillojnë në shtator.

Pesë trajnerë janë nën radarin e Federatës, mes tyre trajneri i Newcastle United, Eddie Howe.

Ish-trajnerët e Chelsea-it, Thomas Tuchel, Graham Potter dhe Mauricio Pochettino dhe trajneri i U21 te Anglise, Lee Carsley. Edhe pse ne këtë grup më i kërkuari  ka qene ish-trajneri i Liverpoolit, gjermani Jurgen Klopp. Federata Angleze nuk pritet të japë më shumë informacione deri në emërimin përfundimtar.