Dy shtëpi të mëdha – njëra në fushën e kozmetikës dhe tjetra në industrinë e modës kanë bashkuar forcat. Estée Lauder ka blerë Tom Ford kundrejt shumës prej 2.8 miliardë dollarësh.
Siç raportohet nga Reuters, kjo është marrëveshja më e madhe e nënshkruar nga Estée Lauder deri më sot, e cila po shton portofolin e saj, përveç produkteve Tom Ford Beauty, koleksionet e gatshme dhe linjën e syzeve.
Vlen të theksohet se Tom Ford , i cili u bë i famshëm si Drejtor Kreativ i Gucci-t dhe më pas Yves Saint Lauren në vitet ’90, themeloi markën e tij në vitin 2005. Pas blerjes nga Estée Lauder Cos Inc., dizajneri do të qëndrojë në shtëpi si “vizionar kreativ” deri në fund të vitit 2023.
“Estée Lauder Companies’ është shtëpia ideale për markën. Ata kanë qenë gjithmonë një partner i shkëlqyeshëm që nga fillimi i kompanisë sime dhe jam i emocionuar që i shoh të evoluojnë në këtë kapitull të ardhshëm të markës”, tha stilisti i njohur.
Në një deklaratë, Fabrizio Freda, kryetar dhe CEO i Estée Lauder, tha: “Ne jemi jashtëzakonisht krenarë për suksesin e Tom Ford Beauty në aromat luksoze dhe produktet e kozmetikës, dhe përkushtimin e tij për të krijuar produkte të dëshirueshme dhe me cilësi të lartë për konsumatorët e shquar, klientët nga çdo cep të globit.
Interesi i madh për kompanitë Estée Lauder është përqendruar tek produktet e bukurisë dhe parfumet Tom Ford, për të cilat, natyrisht, kishte siguruar licencën për t’i shitur që në vitin 2006.