Rajoni

‘Shtatzënia pa baba” çan Vetëvendosjen. Deputetja: Unë po lind fëmi pa burrë

Një projektligj për shtatzaninë e asistuar mjeksore që po diskutohet në kuvendin e Kosovës ka përçarë edhe njëherë grupin parlamentar të Vetvendosjes, të ngjizur si një amalgamë mes deputetëve progresistë dhe atyre me pikpamje religjozo konservatore. Fjala ka qenë për një nen të veçantë që i lejon grave të lindin fëmijë duke shfrytëzuar arritjet e shkencës, pa pasur nevojë të kryejnë marëdhënie seksuale me një mashkull. Edhe më parë kur në parlamentin e Prishtinës janë diskutuar ndryshime në kodin civin si ato për bashkjetesën mes homoseksualëve, partia e Albin Kurtit ka nxjerrë në pah dasitë e thella ideologjike brenda saj. Por këtë radhë dy rrymat janë përfaqësuar nga dy deputetë të spikatur, Eman Rrahmani dhe Saranda Bogujevci.

I pari një besimtar mysliman e kundërshtoi me forcë projektin, duke denoncuar të drejtën e çdo fëmije për të pasur një baba.

“Projektligji prek jo vetëm shëndetin, por edhe parime etike e morale të lidhrua me familjen dhe konceptin e saj…Parimisht mendoj që duhet të rishikohet ky projektligj i propozuar nga Ministria e Shëndetësisë, për shkak që cenon familjen, vlerat e të cilës neve, ose të paktën unë, besoj dhe angazhohem për t’i mbrojtur. Në njërin prej neneve thuhet se e drejta e fertilizimit u jepet edhe vajzave të pamartuara.” – tha Eman Rrahmani , duke shtuar:“Fëmijve nuk duhet t’ia ndalojmë të kenë babë, nuk besoj që duhet të bëjmë këso lloj krahasime ku e stimulojmë një process të kundërt me natyrën dhe të atë që ka krijuar Zoti”.

Fjalimin e këtij deputeti e përlyen në Facebook edhe dy homologë të tij nga e njëjta parti Gramos Agusholli dhe Visar Korenica, duke u reshtuar me qëndrimin e kolegut të tyre.

Komplet në të kundërt të këtij këndvështrimi ishte zv kryetarja e kuvendit të Kosovës Saranda Bogujevci, e cila denoncoi klishetë e një shoqërie ku burrat duhet të vendosin veton për mënyrën si zgjedhin të jetojnë gratë. Kjo deputete progresiste, e njohur se mbeti e plagosur gjatë luftës në masakrën serbe të Podujevës, por e shkolluar në perëndim, predikoi se është e drejtë e çdo femrë të vendosë se çdo bëjë me jetën e saj.

Duke i hedhur benzinë zjarrit të debatit ajo shpalli në fjalën para deputetëve se mban në trupin e saj një fëmi të ngjizur, pa qenë e martuar. Fillimisht kjo u interpretua nga mediat sikur ajo pati mbetur shtatzanë jo përmes marëdhënies seksuale, por në rrugë artificiale. Por më pas deputetja e mohoi këtë duke thënë se ajo ka një të dashur i cili është babai i fëmijës që presin.

Gjithësesi në kuvend ajo tha: “Unë po du me kanë e sinqertë edhe publikisht me thanë këtë pjesë që unë përderisa nuk e kam pasë mundësinë të jem në lidhje apo të jem në marrëdhënie martesore apo çfarëdo forme tjetër, kam dashtë me u ba nanë.

Pse unë duhet të jem e limitume në bazë të asaj që një shoqni mendon se duhet të jetë një normë të caktume.

Përderisa unë kam dashtë të bëhem nënë për mua ka qenë me rëndësi çfarë ka ofruar shkenca me ma mundësu atë të drejtë e jo me ma determinu një burrë, që unë duhet medoemos të kem një burrë me të cilin martohem për tu bërë nënë” – tha Bogujevci e cila është aktualisht shtatzanë.

Por, deklarata e videos së mësipërme ka shkaktuar një valë fyerjesh ndaj saj në rrjetet sociale.
Kjo valë përplasjes mentalitetesh kaq kontradiktore ka bërë që në favor të deputetes të VV-së të reagojnë disa emra të rëndësishëm të politikës dhe artit.

Nga ish-Presidentja Atifete Jahjaga deri tek këngëtarja Adelina Ismaili kanë dalë në mbrojtje të saj. madje nënkryetarja e partisë opozitare PDK, Vlora Çitaku i konsideroi të papranueshme dhe denigruese këto sulme.