Celebrities Gossip Showbiz

Shtatzënë për herë të parë? Elhaida Dani thyen heshtjen!

Tashmë ka nisur sezoni i ri i “Pushime On Top”, e cila do të jetë guida e ditëve të nxehta të verës. Të gjithë mund të këshillohemi për destinacione të ndryshme, mundësi pushimi dhe argëtimi në Shqipëri, duke gërshetuar kulturën dhe traditën shqiptare. Këtë verë, pushimet nuk do të jenë të njëjtat. Aventurë, sport, plazh dhe zbulojmë si asnjëherë më parë tek “Pushime on Top” me Eni Shehun dhe Lei Krajën

Së fundi, këngëtarja e njohur Elhaida Dani është përballur edhe me aludimet e shtatzënisë. E pyetur nga “Pushime on Top”, në një prej koncerteve ku ajo ishte pjesëmarrëse, Elhaida i mohoi lajmet se mund të jetë në pritje të ëmbël.

Elhaida: Nuk jam, nuk jam, nuk jam. Por nëse do vijë momenti, do vijë momenti, do t’jua them me shumë dashuri

Gazetarja: E keni në plan, e keni diskutuar?

Elhaida: Tani nuk do themi aq shumë gjëra, të lutem…

Lyrical Son, Mc Kresha dhe Ledri Vula kanë dhënë një intervistë të shkurtër për emisionin “Pushime on Top”, në Top Channel. Të pyetur nëse do të kemi ndonjë bashkëpunim së shpejti, Lyrical u përgjigj.