Këngëtarja Afërdita Dreshaj dhe partneri i saj çek, Jakub Kindl, shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë. Bukuroshja është në muajin e shtatë të pritjes së ëmbël. Çifti do të bëhet me djalë dhe përgatitjet për të kanë nisur që tani.
Që prej fillimit të pritjes së ëmbël, Afërdita ka qenë kryefjala e mediave dhe fotot e saj në rrjet janë komentuar goxha. Kjo për arsye se këngëtarja nuk kishte një bark shumë të rrumbullakosur dhe të gjithë dyshonin në fillim për shtatzëninë e saj.
Madje, Afërdita vazhdon të konsumojë sushi, ushqim që zakonisht nuk këshillohet për nënat shtatzëna dhe vazhdon të ushtrohet rregullisht në palestër, gjëra që i kanë habitur ndjekësit.
Jo vetëm kaq! Këngëtarja pranon se nuk ka pasur asnjë shqetësim gjatë shtatzënisë dhe tregon se të gjithë habiten me energjinë e saj.
“A të lodh shtatzënia sepse të shoh që je shumë aktive.”-i shkruan një ndjekëse të cilës Afërdita ia kthen: “Kam një super energji, të gjithë çuditen me mua.”
Një shtatzëni të tillë do të donin të gjitha vajzat!