Prej javësh kanë qarkulluar lajme në media të ndryshme se çifti i njohur Kiara Tito dhe Luiz Ejlli po bëhen prindër për herë të parë. Ndonëse çifti nuk është prononcuar ende në lidhje me këtë, burime për revistën “Who”, theksojnë se ditën e djeshme është organizuar një ‘baby gender’, një festë shumë private, ku edhe është zbuluar gjinia e bebes, e cila është vajzë.
Ndërkohë që Luizi dhe Kiara kanë preferuar të mos reagojnë aspak në lidhje me këto aludime që po qarkullojnë ngado, në fakt moderatorja ka zgjedhur të kthehet pas në shkuarën, duke injoruar totalisht lajmet që po qarkullojnë. Kiara ka zgjedhur një mënyrë totalisht ndryshe për t’i uruar mirëmëngjesi ka postuar në Instastory, foton e Luizit kur ishte në BBV, i cili shihet i ulur në divan, ndërkohë që konsumon kafen e mëngjesit dhe përshendet me dorë publikun, përmes kamerave.
Kiara së fundmi ka postuar një foto nga ‘look-u’ i saj i episodit të kaluar të “Fan Club DWTS”, ku është edhe moderatore. Ama ajo çfarë të gjithë kanë vënë re është se Kiara nuk ka vendosur në gisht unazën e martesës dhe kjo nuk i ka shpëtuar ndjekësve, por as Luizit. E para se të nisin aludimet se çifit është ndarë, Luizi ka qenë ai që ka komentuar duke paraprirë të gjitha thashethemet që mund të qarkullonin.