Aktualitet

Shqyen selinë e PD-së, policia shoqëron disa protestues!

Pas situatave të krijuara në selinë e Partisë Demokratike për shkak të protestës së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe pasi protestuesit kanë arritur të shpërthejnë derën kryesore të godinës së selisë së PD-së dhe janë futur në hollin e katit të parë. Theksojmë se nga dhuna e ushtruar nga protestuesit gjithçka është shkatërruar. Tashmë kanë mbetur dyer të thyera dhe shumica e objekteve janë të shkatërruar.

Në lidhje me këtë kaos të krijuar ka nisur shoqërimi i protestuesve që u përfshinë në episode të dhunshme sot në protestën para selisë së PD-së. Tashmë i gjithë oborri i selisë së PD është i zbrazur. Policia e Shtetit ka shpërndarë protestuesit, duke përdorur gaz lotsjellës. Ndërhyrja erdhi pas thirrjes së PD-së, pasi sipas tyre, po u rrezikohej jeta nga protestuesit.

Pas kësaj, policia ka ndërhyrë në ndihmë të deputetëve që kanë kërkuar ndihmë dhe u bën thirrje protestuesve që të distancohen menjëherë nga aktet e shkatërrimit të pronës dhe aktet e dhunës. Situata në PD është kaotike, me gazit lotsjellës që hidhet nga brenda PD dhe protestuesve që insistojnë të futen brenda.

Nga ana tjetër Sali Berisha dënoi veprimin e policisë pasi doli nga ambientet e selisë blu ku u shpreh se e gjitha kjo ishte një ndërhyrje kriminale.