Celebrities

Shqiptari tërheq vëmendjen e Jennifer Lopez!

Të fitosh vëmendjen e Jennifer Lopez nuk është gjë e pakët dhe këtë e ka bërë një shqiptar.

Ardit Nreca, një shqiptar i Kosovës ka fituar vëmendjen e artistes me famë botërore, Jennifer Lopez. Arditi ka realizuar një kërcim me këngën më të re të Jennifer Lopez, “In The Morning” dhe artistja e ka pëlqyer shumë, madje edhe i ka komentuar.

“Më pëlqen shumë zemër”, i ka komentuar Lopez të riut shqiptar.

Por ajo nuk është mjaftuar me kaq, i ka bërë follow dhe share kërcimtarit në të gjitha rrjetet sociale. Në një intervistë, ai është shprehur se nuk e ka zënë gjumi gjithë natën pas komentit që mori nga Jennifer.

“Mora një like në Tik Tok. Ajo më ka marrë emrin dhe mbiemrin dhe vetëm kur me ka ardhur follow. Në të gjitha rrjetet sociale me ka bërë share, follow dhe like. E ka bërë të mundur që njerëzit të kuptojnë që kërcimi është prej meje, koreografia është e imja. Nuk më zuri gjumi, fjeta në orën 3 kur më komentoi”, -rrëfen Nreca i emocionuar.