Design Fashion

Shqiptarët vishen për t’u dukur apo sepse pëlqejnë të jetojnë bukur?

Një prej gjykimeve që përdorim rëndom kur flasim për mënyrën se si vishen/jetojnë të tjerët është në fakt shpesh një paragjykim i nxituar. Në më të shumtën e rasteve, përdoret standart i dyfishtë krahasuar me veten. Teksa të gjithëve na pëlqen të vishemi bukur, të jetojme me standarte të larta, shpesh të tjerët i gjykojmë si të përciptë, me tendencën për t’u dukur e për t’u shitur më “shtrenjtë” se e meritojnë.

Është fakt i pranuar që shqiptarët e kanë pëlqyer gjithmonë të bukurën. Izolimi i gjatë e fshiu disi por nuk zhduku ëndrrën për mirëqenie si dhe dëshirën për t’u vetzhvilluar vazhdimisht. Gjatë viteve të ri-lidhjes me botën e zhvilluar, mundësite nuk ishin të barabarta për të gjithë, shancet po. Zgjedhjet tona ama përcaktuan se si u zhvilluam (ose jo). Një nga produktet më të preferuar të Enzo Attini janë orët prandaj le ta ilustrojmë këtë mendim pikërisht me to:

Të pëlqesh ose mos pëlqesh të vendosësh një orë në dorë është krejt personale. Të dy kategorite kanë të drejtë. E padrejtë është kur, diçka që nuk e pëlqejmë vetë, e gjykojme si të gabuar tek të tjerët. Në kulturën shqiptare ashtu si edhe atë botërore, ora ka një simbolikë të fuqishme që lidhet me vlerësimin e kohës. Veç kësaj, ora është shkëmbyer gjithmonë njëkohësisht me unazat e martesës, sërish me një simbolikë, atë të kohës dhe përkushtimit që i premtojmë njeriut të përzgjedhur për të lidhur jetën. Ama, ndërkohë që cmimi jo domosdoshmërisht personifikon forcën e premtimit, cilësia dhe përpjekja për të zgjedhur më të mirën, përkundrazi, tregon shumë.

Mbase pikërisht këtu duhet të nisim për të ndryshuar perspektivën teksa gjykojmë të tjerët. Nese shohim dikë që mban në dorë një orë (nënkupto veshje, shtëpi, stil jete), përpara se të bëhemi të përciptë duke menduar si mendon shumica, përkundrazi, le të kënaqemi me faktin që kemi përballë një njeri që kujdeset për veten (ose që ka në krah dikë për të cilin është i rëndësishëm) dhe ta respektojmë. Një orë cilësore tregon shumë për një njeri si dhe ata me të cilet ndan jetën. Një orë cilësore e vendosur qoftë edhe simbolikisht në dorë është një kujtesë që Ai/Ajo ka së paku dëshirën për të jetuar si pjesa e përparuar e botës, pse jo edhe e meriton këtë.

Enzo Attini në këto prag festash vjen me oferta të shumta në të gjithë produktet dhe aksesorët e tij.

Për më tepër informacion, klikoni në website-in www.enzoattini.al ose vizitoni Showroom-in e Enzo Attini që ndodhet tek Sheshi Wilson!

Bëni zgjedhjen e duhur! Zgjidhni Enzo Attini!