Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër.
Juli ka analizuar lojën e Bacit në fillim fare, ku tregon arsyet se pse ajo është pëlqyer nga publiku. Sipas Julit, Heidin publiku e ka parë si një vajzë që nuk ngatërrohet, korrekte, e arsyetueshme dhe që nuk bën kompromise.
Meritoni: Juli, Egla dhe Romeo t’a kanë lehtësua rrugën
Heidi: Po pse?
Juli: Pse nuk e merr pak më të thjeshtë o Meriton…
Meritoni: Të kanë përfshirë në muhabete
Heidi: Jam lodhur shumë psikologjikisht
Juli: Të bëj një llogari të thjeshtë. Ja kemi lehtësuar ne rrugën?
Meritoni: Po, e keni thënë vetë o Deda
Juli: Fillimi ka të bëjë shumë për këtë lojë. Kush nisi dhe si përcaktohen territoret. Nëse ne ja kemi lehtësuar rrugën asaj, në momentin që ka dalë e preferuar, unë kam qenë te të preferuarit, Egla ka qenë te më pak të preferuarit, ça rruge i ka bërë ajo asaj? E dyta, nëse Romeo e ka favorizuar atë, si ka mundësi që ka favorizuar këtë dhe ka dobësuar veten e vet?
Baci ishte një vajzë e panjohur për shqiptarët, e dyta kanë parë një njeri që nuk ngatërrohet, që është korrekte, e arsyeshme, nuk para bën kompromise. Kështu ka bërë edhe në fillim. E kanë parë të tillë dhe nuk ka lidhje as me mua, Eglën apo Romeon.
Së fundmi është aluduar shpesh herë se Massimiliano Varresi do të vijë në Shqipëri për të suprizuar Heidin në “BBV3”. Një video e postuar prej tij, ku ka sqaruar gjithçka ka treguar se ka marrë një ftesë nga produksioni për të performuar në një nga netët e spektaklit, por jo për një përballje me Heidin, të cilën nuk e përmend me emër. Ai do të jetë në vendin tonë pas 30 majit për të kënduar muzikën e tij, pasi ka mësuar se ka shumë fansa shqiptarë.