“Shqiptarët e Shqipërisë xhelozë për të Kosovës”/ Aktori i njohur sqaron deklaratën e tij: Mori përmasa të jashtëzakonshme…

Pak ditë më parë, Osman Azemi bëri bujë me një deklaratë të tij, ku u shpreh se shqiptarët e Shqipërisë janë xhelozë për ata të Kosovës.

Lidhur me këtë deklaratë pati reagime të shumta që kritikonin aktorin e humorit. Tashmë një reagim e ka bërë edhe vetë Azemi, duke thënë se e ka bërë me humor si dhe kërkoi falje për të gjithë situatën e krijuar.

“Unë ndoshta nuk jam shpreh mirë dhe më bën me u ndje keq. Po duhet me kanë tash shumë i kujdesshëm çka po flas sepse dëmi bëhet. Deklaratat e mia janë keqinterpretuar. Qëllimi im ka qenë për me folë për sport, kuptohet se sporti neve na emocionon, gjatë intervistës është edhe një gabim i jemi që unë e kam pas një lloj satire. Kam pas qejf me bo satirë, pak humor, por mori përmasa të jashtëzakonshme gjë që ndihem keq”, tha aktori.

Më pas, ai vijoi:

“Nuk kisha pas qejf me pa shqiptarë të Kosovës apo Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi me u përça mes vete. Unë ndjehem keq sinqerisht edhe për qytetarët në Shqipëri, qofshin të majtë apo të djathtë dhe te ne në qeveri apo opozitë, për miqtë e mi e familjarët e mi që i kam vendos në një situatë jo pak të sikletshme. Ju kërkoj falje edhe bashkëpunëtorëve të mi nëse janë ndjerë në siklet, por e kam thënë tash, dëmi është bë”.