Kombëtarja shqiptare U-19 e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme fushatën kualifikuese për Europianin 2025. Kuqezinjtë e drejtuar nga Juljan Ahmataj u mposhtën me rezultatin e thellë 6-0 nga Izraeli U-19 në ndeshjen që u luajt në “Elbasan Arena”.
Kombëtarja shqiptare pësoi nga tre gola për secilën pjesë, teksa izraelitët u treguan të pamëshirshëm. Ekipi ynë përbëhet nga një pjesë lojtarësh që luajnë në Itali dhe në ekipe të tjera jashtë vendit, ndërsa skuadra izraelite përbëhet nga lojtarë që luajnë të gjithë në kampionatin vendas.
Në 45 minutat e para të ndeshjes ishin Zoabi, Hazan dhe Khalaili që shënuan. Në pjesën e dytë Izraeli thelloi rezultatin me Olin, Hazan që plotësoi dopietë, si dhe Magor.
Sa i përket ndeshjes tjetër të grupit 11, Danimarka mundi Irlandën e Veriut. Sfidat e radhës për Shqipërinë U-19 do të jenë kundër Danimarkës më 16 nëntor ora 14:00 dhe kundër Irlandës së Veriut, më 19 nëntor ora 15:00.
Top Channel