Aktualitet Bota

Shqipëria fiton me Hungarinë, Broja i mrekullueshëm/ Kuqezinjtë mbajnë ndezur ëndrrën për në botëror.

Fitore madhështore në Budapest! Një kryevepër e Brojës, i ka dhuruar 3 pikë të arta Shqipërisë në përballjen ndaj Hungarisë.

Me një veprim fenomenal nga e djathta e zonës, talenti 20-vjeçar, tundi rrjetën e portierit Gulashi, duke mbajtur gjallë ëndrrën për në Botëror.

https://twitter.com/i/status/1446937500438745088

Ashtu si në “Elbasan Arena” është Armando Broja ai që futet dhe stoli dhe shënon golin e fitores.

Pjesa e parë thuajse nuk kishte asnjë rast për të dyja skuadrat, pasi luaja u zhvillua më së shumti në mesfushë.

Gjatë pjesës së parë në minutën e 30 Berat Djimsiti në një përplasje me Berishën do të dëmtohej në shpatull duke u detyruar të lërë fushën dhe në vendin e tij u inkuadrua Veseli.

Pjesa e dytë nisi menjëherë me një zëvendësim për Kombëtaren tonë ku në lojë u fut Nedim Bajrami.

Loja do të ishte ndryshe, me “kuqezinjtë” që do të sulmojnë më tepër dhë do të rrezikojnë me Uzunin dhe Gjasulën, ndërsa në krahun tjetër Hungarinë do të rrezikonte po ashtu falë një goditje standarte, por fati do të ishte me në pasi topi përplaset në shtyllë.

Minutat e fundit do të administroheshin mirë nga djemt e Edy Rejas duke arritur të mbajnë avantazhin deri në fund për të siguruar 3 pikët.

Shqipëria pas kësaj fitoreje mban vendin e dytë edhe pse Polonia fitoi ndaj San Marinos me 15 pikë, ndërsa Hungarinë në vendin e 4 me 10 pikë.