Mundësi rus që përfaqëson Shqipërinë në Lojërat Olimpike, Chermen Valiev, nuk ia doli të kalojë në gjysmëfinalet e Lojërave Olimpike “Paris 2024”, pasi u mposht në çerekfinale nga sportisti nga Uzbekistani, Razambek Jamalov.
Megjithatë një lajm pozitiv ka ardhur së fundmi, teksa Valiev është rikthyer në garë për medaljen e Bronzit dhe e gjitha kjo ka ndodhur pas fitores së mundësit nga Uzbekistani, Jamalov në gjysmëfinale.
“Chermen Valiev rikthehet në garë për medaljen e Bronzit. Pas fitores së mundësit Jamalov nga Uzbekistani në gjysmëfinale, sportisti i Team Albania ka një mundësi tjetër për medaljen e Bronzit.
Kundërshtari i Valiev do të përcaktohet nga përballja mes sllovakut Salbazanov dhe bjellorusit Kadzimahamedau, nesër duke nisur nga ora 11:00. Valiev duhet të fitojë 2 ndeshje për të marr medaljen e Bronzit”, shkruhet në postimin e faqes zyrtare të KOKSH.