“Tifozët Kuq e Zi” kanë mbështetur në maksimum ekipin e Sylvinhos, e njëjta gjë pritet edhe për ndeshjet e sotme ndaj Gjeorgjisë. Disa orë para takimit që do mbahet në “Air Albania”, përkrahësit kuqezi kanë krijuar një atmoferë elektrizuese rrugëve të kryeqytetit, teksa nuk mungojnë këngët dhe kërcimi.
Të shumtë në numër, sundojnë ngjyrat kuqezi dhe natyrisht simbolet kombëtare. Shqipëria renditet në vendin e dytë të League B në Nations League me 3 pikë.
Ndeshja e sotme ndaj Gjeorgjisë në “Air Albania” është e një rëndësie të veçantë për Shqipërinë, me lojtarët që duhet të japin maksimumin në fushën e lojës në çdo duel për të siguruar pikë të rëndësishme për grupin në Ligën e Kombeve.