Biletat e ndeshjes Shqipëri – Çeki, e vlefshme për grupin B1 të Ligës së Kombeve, janë shitur të gjitha, njoftoi sot Federata Shqiptare e Futbollit.
Stadiumi “Air Albania” do të jetë edhe këtë herë i mbushur me tifozë shqiptarë, në mbështetje të Kombëtares kuqezi.
Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi sot se interesi për të ndjekur ndeshjen Shqipëri – Çeki ka qenë i lartë.
FSHF fton tifozët e Kombëtares kuqezi që kanë vendosur të jenë të pranishëm në stadiumin “Air Albania” më 16 nëntor, orea 20:45, në mbështetje të ekipit tonë kombëtar, të krijojnë një atmosferë të ngrohtë, pozitive dhe të tregojnë qytetari dhe respekt përmes një sjelljeje korrekte ndaj ekipit kundërshtar.
Renditja në Grupin B1 pas 4 ndeshjeve të luajtura:
1.Çekia 7 pikë
2. Gjeorgjia 6 pikë
3. Shqipëria 6 pikë
4. Ukraina 4 pikë