Programi “E Diell” vjen çdo të dielë në ekranin e Top Channel duke bërë bashkë të vegjël e të mëdhenj, kjo për shkak të karakterit argëtues, informues e edukativ që ka. Një program me rubrika të dedikuara për të gjitha moshat e për të gjithë shqiptarët brenda e jashtë vendit, nga fëmijët 7 vjeç deri në zonjat e zotërinjtë që kanë nostalgji për kohën që kemi lënë pas, apo duan të dinë diçka më tepër mbi aktualitetin.
Rubrika “Pa Filtra” në “E Diell” ka sjellë dje një histori bullizmi. 32-vjeçari Geri nga Korça ishte në studion e emisionit për të rrëfyer historinë e tij prekëse. Ai tregoi se ka qenë në klasë të tretë kur mësuesja e tij e ka bullizuar dhe dhunuar, derisa ai është larguar nga ajo shkollë. Geri shprehet se ka pasur edhe një problem shëndetësor, nuk merrte dot frymë nga hunda.
Sipas tij, mësuesja e fillores e godiste pas koke me grushte dhe shpulla si dhe i thoshte ‘ti je budalla, ti nuk do bëhesh kurrë’. Geri vijoi duke thënë se ai nuk ka qenë ekselent në mësime, por edhe kur e dinte përgjigjen e një pyetje, kishte frikë të fliste.
Histori e 32-vjeçarit për që Erjola Doçi dhe Shqipe Hysenaj të qanin. Madje kjo e fundit nuk mundi dot që të komente historinë e Gerit, por për një moment u ngrit dhe u largua nga studio.