Live From Tirana Tech

“Shpresohet të funksionojë në mënyrë autonome…”/Inxhinieri bioteknik Ermand Mertenika flet për inteligjencën artificiale në mjekësi!

I ftuar në një lidhje telefonike në “Live From Tirana” ishte inxhinieri bioteknik Ermand Mertenika për të folur rreth risive të inteligjencës artificiale në fushën e mjekësisë. Kompani si “Brainbridge” po zhvillojnë metoda për përdorimin e inteligjencës artificiale në mjekësi, si për shembull në operacionet e trurit për të kuruar sëmundje si Alzheimer.

Si pritet të përdoren në mjekësi?

Teknologjia zhvillohet dhe çudira të reja dalin çdo ditë. Njerëz të ndryshëm si Elon Musk dhe kompani të ndryshme në Silicon Valley po i shtyjnë këto përparime të teknologjisë përpara, si për shembull transplanti i celebralit të trurit. Kjo në fakt është realizuar por jo me ndihmën e robotikës, gjë që tregon se të paktën është e mundur të bëhet. Më së shumti shpresohet që këto sisteme biorobotike të funksionojnë në mënyrë autonome duke i trajnuar me të dhëna mjekësore. Do të ishte diçka shumë e mirë nëse do të arrinim që, një ditë, të bënim transplant me ndihmën e sistemeve robotike.

Si njerëz, në përgjithësi, jemi të frikësuar nga ndryshimi. A jemi gati për një prototip të kësaj lloj teknologjie?

Mendoj që është e vështirë nga shumë anë, si ato psikologjike. Duhen marrë shumë aspekte në konsiderim dhe është diçka që përflitet shumë në botën e robotikës. Për shembull, vjedhja e identitetit me anë të zhvillimeve teknologjike janë frikëra shumë reale. Mendoj që janë grupe kërkimore shkencore që po përpiqen ta realizojnë, si kompanitë e Silicon Valley që përmendëm më parë. Parashikimet thonë 7 ose 8 vjet, por çudira ndodhin. Mund të realizohet dhe në 2 ose 3 vjet. Personalisht, e shikoj me mjaft pozitivitet.