Gossip Showbiz

Shprehu kundërshtim për gratë që shfaqen të padepiluara, Eleni Foureira ka një mesazh për politikanen greke!

Këngëtarja me origjinë shqiptare e cila po korr një sukses të madh jashtë kufijve të vendit tonë, Eleni Foureira, së fundmi ka publikuar në “Instagram” një foto të saj me rroba banjo, pa filtra dhe pa ‘photoshop”. Në mbishkrimin e fotos ajo ka shkruar:

E dua trupin tim. I dashuroj strijat e mia. E dua celulitin tim. Jam grua.

Ky reagim në fakt ka ardhur pak pas deklaratës që bëri politikania greke, Afërdita Latinopoulou, e cila shprehu kundërshtimin e saj ndaj grave që tregojnë pjesë të padepiluara të trupit, ndërsa kritikoi faktin, që disa burra zgjedhin të vishen ose të grimohen si gra.

Si ju duket reagimi i Eleni-t, një reagim spontan i saji apo është “ngacmuar” nga deklarata e politikanes dhe ka postuar këtë foto?

Rikujtojmë, se Foureira po i jep fund beqarisë. Mediat greke kanë raportuar se ylli i muzikës i ka thënë “PO” një propozimi romantik nga partneri i saj Alberto Botia për të cilin nuk dihen shumë detaje. Megjithatë, ajo çfarë u mësuar është se bëhet fjalë për një djalë bukurosh, shumë të suksesshëm, një biznesmen që jeton në Arabinë Saudite.

Pak kohë më parë bukuroshja deklaroi se nuk do të ishte pjesë e Festivalit Europian vitin e ardhshëm,“Eurovision”. Ylli i “Fuego” mesa duket hoqi dorë pasi i frikësohej koronavirusit. Kujtojmë se Eleni ka përfaqësuar Qipron në “Eurosong” në vitin 2019 nga ku fitoi vendin e dytë dhe nga ku mori famë botërore.elenoi