Ndodhitë ditore të “Big Brother Albania VIP” vijnë të komentuara live me të ftuar personazhe të njohur, por mbi të gjitha në zërin e publikut. Me telefonata do i jepet mundësia kujtdo që të komentojë ngjarjet nga spektakli, nga përditshmëria. I ftuar në emisionin e sotëm me Elona Duron ka qenë Makeup Artist i njohur Henri Gjata.
Teksa tema e emisionit të sotëm ka qenë rreth debateve kryesisht të shkaktuara nga Egla, ku rikujtojmë këtu atë të djeshmin me Erjolën dhe atë gjatë ditës së sotme me Riken, Henri dha komentin e tij rreth aktores dhe si i duket atij loja e saj brenda shtëpisë së BBV:
Përsa i përket Eglës, unë aty brenda hy si profesionist. Kështu që praktikisht kurrë nuk është se kam pasur një mendim më tepër sesa aq. Por me mua, dhe realisht po flas, është goxha e komunikueshme, është goxha e sjellshme, gjithmonë i kërkon gjërat me kështu. Por çfarë kam vënë re tek ky Big Brother, që është ndryshe nga çdo Big Brother tjetër që unë jam fut më përpara, është që personazhet aty ne na marrin si pjesë të lojës që kurrë nuk ka ndodhur. Se ne praktikisht jemi staf.
Ja një shembull i një situate që mund të ketë ndodhur:
Për shembull, hymë ne atje dhe them unë ‘sa i shkonka ky blush Françeskës’. Dhe thotë Françeska ‘pse më shkon’. Nuk e thotë se po e marr si emër kështu, por mendojnë që ne po i ngacmojmë, po i hedhim kunja. Domethënë na ka ndodhur njëherë me dikë, që nuk dua ta përmend, që na është sjell sikur të ishte sjellur me një banor tjetër aty. Edhe erdhi pika kur i thashë ‘shpirt, nuk jam në lojë me ty’.
Duke qenë se ai është në kontakt me banorët përpara se të nisë Prime, si është atmosfera në dhomën e grimit?
Është pak e çuditshme. Ndryshon situata hera-herës. Njëherë është situata shumë e agravuar, njëherë është situata shumë e qetë, njëherë janë gati të gjithë në gjumë. Ndryshon dita-ditës, por çfarë kam vënë re është që kur janë ditët e Prime-t gjatë gjithë ditës nuk ka debate. I ruajnë energjitë për në darkë. Mendoj që kjo është.