E ftuar ditën e sotme në emisionin “Pardon My French” me Jonida Aliçkollin dhe Arbër Çepanin ka qenë këngëtarja dhe moderatorja e njohur, Evi Reçi. Ajo ka zbuluar më shumë detaje nga jeta e saj dhe mëmësia një eksperiencë e re për të.
Evi Reçi dhe partneri i saj Kledi Hysa janë bërë prindër për herë të parë pak javë më parë më 13 Shtator. Ata kanë vendosur që djalin e tyre ta quajnë Aster. Po si po ndihet ajo tani që ka marrë statusin e ri dhe si ka qenë kjo periudhë për të pas lindjes?
Është hera e parë që flas sepse vërtetë nuk kam pasur shumë kohë dhe nerva pasi ditët e para dihet që janë pak të vështira pas spitalit mu desh që disa ditë të qëndroja në shtëpi për të kuptuar si funksionon dhe çfarë ndodh. Netët pa gjumë, sfidat me veten sepse gjithmonë mendojmë që fëmija është në vend të parë por harrojmë që edhe ne jemi në një provë. Shpeshherë kam qarë, jam nevrikosur, jam lumturuar por ato ditët e para janë vërtetë kështu me emocione që lëkunden shumë thjeshtë dhe ti nuk di nga t’ia nisësh. Por jemi mirë.
Ajo zbuloi gjithashtu se edhe Kledi po e ndihmon goxha gjatë kësaj periudhe dhe është mjaft i dedikuar. Ndër të tjera Evi zbuloi se partneri i saj nuk ka dashur ta zbulojë gjininë e bebit por ajo ka qenë e paduruar dhe donte që ta dinte menjëherë.